Kasami: Në procesin e ”VETTINGUT” duhet të jenë të kyçur SHBA dhe BE

35

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në veçanti për Prokurorinë Speciale, njofton TopalNews.

Kasami ka folur edhe për procesin e vettingut ku ka potencuar se: Në procesin e “VETTING”-ut vlersojmë se duhet aktivisht të jenë të kyçur përfaqësues të SHBA dhe BE dhe atë jo vetëm me rol si vëzhgues por edhe vendimmarrës. Gjitha qeveritë që nga pavarësia e shtetit agjendë kryesore kanë pasur çështjen e reformave, mirëpo për fat të keq gjitha reformat kanë përfunduar me institucione edhe më shumë të partizuara dhe të korruptuara, ka shtuar Kasami.

Poashtu kreu i Besës ka potencuar që ne si parti politike vlersojmë se është momenti të ballafaqohemi me realitetin dhe ti kyçim përfaqësuesit e SHBA dhe BE në këtë proces dhe të sigurojmë zgjidhje afatgjatë duke dalë nga kjo krizë permanente dhe ky tranzicion, si dhe të hapërojmë drejt euro integrimeve duke implementuar vlerat dhe standardet evropiane në sistemin juridik në këtë shtet.