Sonte karavani i kampanjës së Blerim Rekës u ndal në Tearcë, ku ishin të pranishëm lideri i BESËS, Bilall Kasami dhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela. Në fjalimin e mbajtur, kreu i BESËS bëri thirrje për aktivistët të cilët janë të revoltuar me partitë në pushtet dhe potencoi se i kanë dyert e hapura në kampin opozitar.
“Këtu nga Tearca, u bëj thirrje të gjithë aktivistëve të partive në pushtet, të cilët janë thellësisht te indinjuar dhe të zhgënjyer nga këto subjekte, që dyert i kanë të hapura në kampin opozitar shqiptar.” – tha mes tjerash Kasami.