Kasami për “LIDER”: Nuk pranuam të jemi pjesë e Qeverisë siç pranuan disa individë, ne do qeverisim me parime!

57

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në intervistën dhënë portalit “LIDER” është pyetur se a është penduar që nuk hyri në ekipin e Zoran Zaevit, transmeton TopAlNews.

“Absolutisht jo. Ne jemi e vetmja parti politike që gjithmonë kemi folur për parimet e qeverisjes dhe jo për punësimin e ministrave dhe drejtorëve. Nga kjo perspektivë kohore, është vërtetuar se kemi qenë plotësisht në të drejtë që nuk pranuam të ishim pjesë e kësaj qeverie në atë mënyrë si pranuan disa individë apo parti politike”, përfundoi Kasami.