Kasami përkujton masakrën e Reçakut

8

“Sot, bëhen 21 vjet nga masakra e Reçakut, ku u vranë dhe u masakruan njerëz të pafajshëm nga forcat serbe. Kjo masakër, tronditi zemrat e miliona njerëzve dhe duke u bërë njëra ndër masakrat më të egra në Ballkan. Aso kohe, shumë lider të shtetëve të mëdha kishin reaguar, duke e dënuar këtë krim barbarë nga shteti serb.

Ne, çdo vit e kujtojmë me pikëllim humbjen e jetëve të civilëve të pa fajshëm dhe ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, duke ju dhënë kurajo për durim dhe duke e lutur Zotin t’i takoj ata në parajsë.

MARKETING 420 x 60

Rruga e pavarsisë së Kosovës dhe idealit të shqiptarëve, është larë me shumë gjak që Kosova sot ta gëzoj pavarsinë dhe të jetë shtet i pavarur!” – shkruan kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në Facebook.