Kasami takohet me ambasadorin gjerman Gerberich: Gjermania vazhdimisht mbështet Maqedoninë e Veriut në proceset integruese

7

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetarët, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, takuan Ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Shkup, z.Thomas Gerberich.

Kryetari Kasami e falënderoi shkëlqesinë e tij, z.Gerberich për mbështetjen që i’a jep shteti gjerman vendit në proceset integruese drejt NATO dhe BE.

U ripërsërit edhe angazhimi dhe mbështetja e fuqishme e këtyre proceve nga ana e Lëvizjes BESA si parti opozitare. Ambasadori Gerberichri, përsëriti rëndësinë e procesit zgjedhor që të jetë fer dhe demokratik, si parakusht i rëndësishëm për anëtarsimin e vendit në BE. /Albanews24/