Kasami takon nënkryetarin e AK partisë Numan Kurtulmush

3
Gjatë vizitës zyrtare në Turqi kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka takuar nënkreytarin e AK- partisë Numan Kurtulmush. Gjatë takimit është biseduar edhe për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi mes Lëvizjes Besa dhe AK partisë.

Statusi i plotë

Sot së bashku me deputetin dhe nënkryetarin e kuvendit të Maqedonisë së Veriut Fadil Zendeli, si dhe zv.ministrin e Kulturës z. Sedat Sulejmani qëndruam për vizitë zyrtare në Ankara të Turqisë, ku u mirëpritëm nga z. Numan Kurtulmush, nënkryetar i partisë më të madhe të Turqisë AKP.

Me z. Kurtulmush u bisedua roli i Turqisë në Ballkanin perëndimor si aleat i joni dhe njëkohësisht si dy anëtarë të përbashkët të NATO-s, bashkëpunimet ndërshtetërore, si dhe forcimi i rrugës së përbashkët drejt Bashkimit Europian.
Me z. Numan Kurtulmush u dakorduam që shumë shpejtë Lëvizja BESA dhe AKP të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie të përhershme.