Katica Janeva nuk është në Shkup, por në qytetin e saj të lindjes në Gjevgjeli, prej ku erdhi dhe u emërua si e para e PSP-së, përcjellë Zhurnal.
Ajo tani më një javë është në pushim mjekësor. Janeva është me medikamente dhe i është propozuar pushim.
Mjekja pushimin mjekësor i’a ka nënshkruar më datën 15 të këtij muaji, ndërsa një ditë më vonë Janeva me shkrim ka njoftuar shërbimet kompetente të Prokurorisë se është në pushim mjekësor.
Menjëherë më pas, dy ditë pas dhënies së pushimit mjekësor, edhe mjekja ka shkuar për pushime në Bullgari.
Siç njoftuan edhe nga vet PSP, të premten Janeva ka njoftuar kolegët se po jep dorëheqje, ndërsa disa minuta më vonë dorëheqja e saj përmes një komunikate me shkrim ishte publikuar në uebfaqen e Prokurorisë.