Kërcënimi i ri i presidentit francez për datën

12

Presidenti francez, Emanuel Makron nuk lë shpresë se në Samitin e Zagrebit në maj të vitit të ardhshëm mund të ndryshojë qëndrimin për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, nëse deri atëherë nuk reformohet metodologjia e zgjerimit të BE-së. Makron nuk pranon se vendimi i tetorit kishte qenë gabim, duke thënë se po nuk u reformua metodologjia, sërish do të bllokojë zgjerimin. Kryeministri, Zoran Zaev gjithsesi mbetet “optimist real”.

Vlerësoj se procedura për negociata që e kemi sot është shumë burokratike, konfuze dhe jo e qartë. Ja, pyesni serbët se a ju ka ndryshuar jeta me hapjen e kapitujve të rinj. Nuk do të thosha! Edhe një herë e pranoj rolin e keq, nëse duan njerëzit të thonë se vetëm Franca ishte kundër. Edhe një herë këtë do ta pranoj, por Franca nuk ishte shteti i vetëm kundër fillimit të bisedimeve të zgjerimit me shtetet kandidate”-tha Emanuel Makron, President i Francës.

MARKETING 420 x 60

Optimizmi im, që e quaj, “Optimizëm real”, sepse nuk dua sërish t’iu japë shpresë qytetarëve, i bazoj në atë që ta shohin gabimin historik, jo vetëm tek ne, por edhe në BE. E shihni se debati u hap menjëherë pas gabimit që bëri Këshilli Evropian më 17 dhe 18 tetor. Detyra jonë është të punojmë më shumë në reforma, t’i japim më shumë argumente BE-së dhe të presim të përmirësohet ky gabim historik”-pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Por pas takimit Makron-Pendarovski rreth një muaj më parë, siç pati njoftuar ky i fundit, Makron ishte i gatshëm që procesi i reformave të zhvillohet paralelisht me bisedimet për anëtarësim.

Ai tha “Tani neve na duhet më shumë kohë, jo juve”. E filloi bisedën duke më thënë “Na lejoni, është angazhim i vjetër të ketë thellim të Unionit dhe përmirësim të metodologjisë”, që janë dy anët e procesit të njëjtë. Thellimi për ato që janë brenda, ndërsa metodologjia për ato që duan të bëhen anëtaret e reja. Dhe thotë “Këto punë e di se mund të shkojnë paralelisht dhe do të shkojnë paralelisht, sepse ju tani kërkoni vetëm hapje të negociatave. E kam të qartë si kristali”-theksoi Stevo Pendarovski, President i vendit.

Ministri i Jashtëm, Dimitrov së fundmi bëri thirrje për hapje urgjente të negociatave, ndërsa eurokomesari për zgjerim, Varhely ftoi që reforma e zgjerimit të bëhet paralelisht me hapjen e negociatave.

Është e nevojshme urgjentisht dhe pa shtyrje të merret vendim për fillim të negociatave. Kjo është e rëndësishme për përpjekjet tona në shtëpi, është e rëndësishme për Ballkanin por edhe për seriozitetin dhe kredibilitetin e BE-së në kontekst të politikës së zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor”-tha Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Procesi i thellimit të integrimit në BE mund të zhvillohet paralelisht me procesin e anëtarësimit. Do të vazhdoj ta mbroj propozimin tonë të hapim negociatat me dy vendet dhe nuk mund ta përshkruajë rëndësinë e sjelljes së një vendimi pozitiv para Samitit të Zagrebit, vitin e ardhshëm”-pohoi Oliver Varhelyi, Euro-komisioneri për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim.

“Kokëfortësia” e Makronit në një farë mënyre e vë në pikëpyetje edhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët brenda BE-së, derisa shumë liderë të tjerë, në mesin e të cilëve Kancelarja gjermane, Merkel, Presidenti i Parlamentit Evropian, Sasoli dhe ajo e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen   insistojnë që BE-ja nuk duhet t’i ndryshojë rregullat në mes të “lojës” dhe se reformat në metodologjinë e zgjerimit nuk duhet ta prolongojnë fillimin e negociatave me Shkupin e Tiranën.

Duhet të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar, që duhen ndryshuar në procesin e zgjerimit. Duam marrëveshje në mënyrë që sa më parë të arrijmë progres në rastin konkret”-tha Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Në mënyrë që ta inkurajojmë dialogun na duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin, të flasim më shumë, të komunikojmë. Kjo do të jetë e rëndësishme t’i tejkalojmë dallimet në vendet tona dhe në BE dhe përgjatë hapësirës gjeografike të Evropës”-theksoi David Sasoli, President i Parlamentit Evropian.

Rreth 20 shtete anëtare me shkrim kanë kërkuar hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në mars të vitit të ardhshëm. /Alsat M/