Kërkesa për ekstradimin e Morinës të hënën në Gjykatën Penale

38

Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina i cili u arrestua nga policia e Maqedonisë së Veriut para disa ditëve, ka arritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe të hënën pritet të dorëzohet në Kuvend, shkruajnë mediat serbe, njofton TV Shenja.

Se kur Serbia do të marrë përgjigje për ekstradimin e Morinës, varet nga kompletimi i dokumenteve dhe nëse gjykata do të kërkojë informacione shtesë. Vendimin përfundimtar për Morinën do ta sjellë Ministria e Drejtësisë.

Kujtojmë se më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.