Këshilltarët e BESËS në Tetovë reagojnë ashpër për dështimet e komunës

53

– Fjalimet, debatet, dhe kërkesat e këshilltarëve të Lëvizjes Besa sot në seancën e 24-t të Këshillit të Komunës së Tetovës:

1. Në pikën e propozim vendimit për marrjen e borxhit të NP “Parkingu i Qytetit Tetova”- kjo ndërmarrje ka krijuar borxh prej 10,832,435 denarë apo 176,137 euro, borxhe të krijuara ndaj kompanive që i kanë kryer shërbime kësaj ndërmarrjeje. Kush do të merr përgjegjësi për këtë borxh të pashlyer, ku kanë shkuar te hyrat nga parkinget, bllokadat që janë mbledhur nga qytetarët?
Tash qytetarët do të paguajnë për biletat e tyre nëpërmjet sms-ve, do të paguajnë bllokatorët, por edhe tatimet që do të mblidhen në Komunë do të shkojnë për të mbuluar borxhin e ndërmarrjes?
Kush mbart përgjegjësi për këtë dështim të ndërmarrjes dhe pagesës së dyfishtë të qytetarëve për vetëm një shërbim të marrë?
A ka keqpërdorime të mjeteve në këtë ndërmarrje?

2. Në fushën e Rebalancit të buxhetit për këto muaj që na kanë ngelur deri në fund të 2019, komuna nuk ndan mjete për gjelbërim e mbjellje të drunjve, nuk ndan mjete për parkingje të reja, qe dita ditës kemi më shumë nevojë, nuk ndanë mjete për ndërtimin e sinjalizimit të trafikut, nuk ndan mjete për investime kapitale në zhvillim të turizmit dhe nxitjes ekonomike në vend?

3. Raporti financiar për punën e NPK “Tetova” Tetovë – kjo ndërmarrje si çdo raport 3 mujorsh, edhe këtë periudhë vazhdon të del në humbje!

4. Vendim për themelim të ndërmarrjes Tetova Transport Tetovë – një ndërmarrje e themeluar ne vitin 2014 po edhe në atë 2016 me këshill drejtues, ndërsa ende nuk ekzistojnë autobusët, shpresojmë që këtë vit të jetë serioze themelimi i kësaj ndërmarrje, dhe jo vetëm në letër!
– Në të gjitha këta edhe shumë pika tjera votuam kundër shkaku i joseriozitetit, neglizhencës, keqpërdorimit të mjeteve, e qasjes jo serioze të Komunës ndaj problemeve të qytetarëve!