Këshilltari i BDI-së në Strugë nuk i bindet urdhërit të partisë

95

Këshilltari i BDI-së në Strugë, Berat Kolonja nuk i bindet urdhrit të partisë së tij për mbështetje të Stevo Pendarovskit për President.

Kolonja që njihet si patriot dhe atdhetar sot ka takuar në rrugët e qytetit, Kandidatin Shqiptar për President, Blerim Rekën ku e ka pranuar prej tij ofertën zgjedhore dhe janë fotografuar bashkë. Berat Kolonja ka i ka uruar suksese në këto zgjedhje profesorit Reka, duke theksuar se është një kandidaturë për të cilën duhet të krenohen gjithë shqiptarët dhe patjetër ta përkrahin me votë më 21 Prill. Berat Kolonja është njëri ndër këshilltarët më me ndikim në BDI-në e Strugës dhe kundërshtimi i tij për një kandidat maqedonas do të ndikojë mjaftë në anëtarësinë e BDI-së së Strugës.

MARKETING 420 x 60

Gjatë ditës së djeshme, në media qarkulluan mesazhe nga Shtabi i BDI-së së Strugës, të cilët i urdhëronin anëtarët që me patjetër të marrin pjesë në tubimin për Stevo Pendarovskin.