Kështu do të jetë ora policore gjatë festës së Bajramit

257

Kryeministri teknik, Oliver Spaskovski, në profilin e tij në Facebook njoftoi se për këtë fund javë ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Maqedonisë, duke filluar nga e diela (24.05.2020), nga ora 11 e mëngjesit deri të martën, në orën 5 të mëngjesit, përcjell Albanews24.

”Duke ndjekur situatën aktuale epidemiologjike me Covid-19, si dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, në seancën e sotme qeveritare morëm vendim për të rritur kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës së ardhshme të pushimeve”, shkruan Spasovski.

Spasovski thekson se të shtunën, 23 maj, ndalimi i lëvizjes mbetet i njëjtë si në të gjitha ditët tjera, nga 19h e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit. /Albanews24/