Këta filma misteriozë do të nxjerrin në pah detektivin brenda jush

7

Momentalisht, na ofrohen pa fund filma, libra, podcaste, dokumentarë e seriale me krimin në zemër. Shumica madje, janë të bazuar në ngjarje reale. Por, për të shmangur trishtimin që pason emocionin e një filmi mister bazuar në ngjarje reale, shihni një nga këta më poshtë, që janë të trilluar fund e krye.

Se7en (1995)

Një vrasës serial filon të vrasë njerëz sipas shtatë mëkateve vdekjeprurëse dhe dy detektivë përpiqen ta kapin para se të godasë sërish.

Mystic River (2003)

Vajza e një ish-krimineli vritet dhe dy prej shokëve të tij të fëmijërisë janë të implikuar në ngjarje, duke e detyruar protagonistin të hetojë vetë.

The Girl with the Dragon Tattoo (2011)

Një gazetar i diskredituar dhe një hacker-e gjeniale punojnë bashkë për të zbardhur një vrasje 40-vjeçare

The Usual Suspects (1995)

Kint tenton të bindë agjentët federalë se një lord krimi mitik i quajtur Keyser Soze e bëri atë dhe katër partnerët e tij të vidhnin miliona dollarë, vjedhje kjo që shkaktoi shpërthimin në San Pedro Harbor.

Gone Girl (2014)

Pasi Amy zhduket, të gjithë mendojnë se fajin për zhdukjen dhe ndoshta vrasjen e saj, e ka i shoqi. Por gjërat s’janë aspak si duken.

Primal Fear (1996)

Kur vritet Arqpeshkvi i Chicago, një avokat i dhënë pas famës merr përsipër çështjen dhe mbron djalin që është i dyshuari kryesor.

Loading...