Khabib liston gjashtë yjet më të mëdhenj në histori të UFC-s

93

Khabib Nurmagomedov ka listuar yjet më të mirë në histori të UFC-s, duke përfshirë këtu disa emra legjendar.

‘The Eagle’ tashmë njihet si njri ndër luftëtarët më të mirë në histori të arteve marciale të përziera.

MARKETING 420 x 60

Por, ai ka refuzuar që të përfshijë vetën në listën e tij për më të mirët në sportin luftarak, MMA.

Kur është pyetur nga CBS Sport’s se a e konsideron vetën nga një më të mirët në UFC, ka thënë që ai nuk dëshiron të komentojë atë pjesë.

“Ka shumë persona që thonë se jam më i miri i të gjitha kohërave. Unë nuk e di. Kemi Jon Jones, Fedo Emelianenko”, ka thënë Khabib.

“Kemi më pas Demetrous Jonhson, Henry Cejudo, Daniel Cormier dhe Anderson Silvan, por ka shumë të tjerë që janë të zotët në UFC”, ka shtuar më tej ai.

Khabib ka kohë që nuk ka luftuar, derisa kishte refuzuar përballjen me Tony Fergusonin shkaku i pandemisë me coronavirus, duke mos dashur të rrezikonte shëndetin e tij. /