Kiracovski e anulon diskutimin për amendamentet për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

13

Diskutimi për amendamentet e propozuara për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, nuk filloi sot, pasi siç tha kryetari i Komisionit për Sistem Politik Aleksandar Kiracovski, nuk janë siguruar kushtet administrative, gjegjësisht amendamentet nuk janë përkthyer dhe publikuar në sistemin elektronik.

Ai shtoi se nga shërbimet e Kuvendit ka marrë informacion se deri në fund të javës së ardhshme do të largohet kjo pengesë dhe më pas do të fillojë kontrollimi i amendamenteve.

“Nga 5899 amendamente sa janë dorëzuar për të dy ligjet, 3734 nuk janë përpunuar. Menjëherë i kam njoftuar shërbimet e Kuvendit, të cilët na dhanë garancë se deri në javën e ardhshme do të përpunohen”, tha Kiracovski.

Ai shtoi se në lidhje me propozim-ligjet për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, më 25 dhjetor do të ketë diskutim publik dhe i ftoi të gjithë të interesuarit, por edhe propozuesit e amendamenteve që të jenë pjesë e një debati konstruktiv.