Kitaroviç rikandidon për një mandat të dytë presidencial

23

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç la të kuptohej gjatë një interviste se do të rikandidonte për presidencën e vendit.

‘’Jam këtu në cilësinë time si presidente e Republikës, do të shihemi në pesë vitet e ardhshme”, tha kreu aktual i shtetit në një fjalim të shkurtër për gazetarët pas një ceremonie të zhvilluar në qytetin jugor të Kninit, me rastin e festës së Fitores.

Kitaroviç gjithashtu ju uroi gazetarëve pushime të mbara.