Kjo është data që BE-ja planifikon t’i hapë kufijtë për shtetasit e RMV-së

30

Bashkimi Evropian planifikon që t’i hapë kufijtë e saj për shtetasit e Maqedonisë së Veriut prej 1 korrikut, njoftoi eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhejli në Tuitter.

“Komisioni Evropian rekomandon që më 1 korrik t’i shfuqizojë kufizimet për udhëtim të shtetasve të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke e pasur parasysh se situata epidemiologjike në këto vende është e ngjashme ose më e mirë se ajo në Bashkimin Evropian”, shkruajti Varhjeli.

Në të njëjtën kohë u miratua vendim për shfuqizimin e të gjitha kontrolleve në kuadër të zonës Shengen deri më 15 qershor.

“Udhëtimet ndërkombëtare janë kyçe për turizmin dhe biznesin, por edhe për bashkimin e familjeve dhe miqve. Edhe pse patjetër të mbetemi të kujdesshëm, erdhi koha të bëhen përgatitje konkrete për largimin e kufizimit me ato vende ku gjendja shëndetësore është e ngjashme me atë të BE-së dhe për të vazhduar me operacionet e vizave”, tha eurokomesarja për punë Çështje të Brendshme, Ilva Johanson.