Klopp: Jam i lumtur me ekipin

13

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp deklaroi se nuk ka probleme me transferimet ndërsa përgatitjet për sezonin e ri po vazhdojnë.

“The Reds” sezonin e ardhshëm do të mundohen të mbrojnë titullin e Ligës së Kampionëve dhe të fitojnë Premier Leaguen.

“Njerëzit flasin që të bëjmë transferime deri në vlerën 200 ose 300 milionë eurove, këto transferime mund t’i bëjnë disa klube si Real Madrid, Barcelona, City apo PSG. Ne jemi mirë, jam i lumtur me ekipin, po shohim për një lojtar të ri në një pozicion, por nuk po bëjmë shumë presion”, deklaroi ai.

Ai në fund shtoi se po e pret sezonin e radhës dhe është i gatshëm për të bërë më të mirën, shkruan KP, transmeton Klan Kosova.