Koalicionet me partitë maqedonase? Për BESËN prioritet shqiptarët

35

Lëvizja Besa vlerëson se partitë maqedonase nuk kanë dallime konceptuale për sa i përket çështjes së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Këtë përgjigje për Express e dha nënkryetari i Lëvizjes Besa Abdush Demiri, kur u pyet nëse do të pranonin të bënin koalicion pas zgjedhor me VMRO-DPMNE-në.

“Ne si parti opozitare shqiptare vlerësojmë se partitë maqedonase nuk përbëjnë dallime të mëdhaja në raport me shqiptarët, andaj nuk kemi preferenca për partitë e kampit maqedonas”, tha Demiri për Express.
Demiri thotë se Besa do të respektonte parimin fituesi me fituesin dhe se do të kushtëzonte partinë e bllokut maqedonas me kërkesat dhe zhgjidhjen e problemeve kyçe që tangojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Lëvizja BESA do të respektojë fituesin dhe normalisht atë parti që në kuadër të partneritetit tonë për bashkëqeverisje do të pranojë kërkesat tona programore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe barazinë e tyre në këtë shtet” tha për Gazetën Express nënkryetari i partisë së Kasamit, Abdush Demiri.