Koço Danaj në përkrahje të Blerim Rekës

235

Per cilin do votoja une?

Une antari i BDI, une antari i PDSH, une antari i Alternatives, etj etj, do votoja midis dy emrave pa komb e kombesi dhe nje emri me kombesi shqiptare, pra do votoja Blerim Reken.
Pse?
Thjesht se eshte shqiptar.
Lind prape nje pyetje: Po ata qe nuk votojne Blerimin cfare jane?
Pyetje e sakte. Eshte Koha e te vertetave.
Po pergjigjem pa fyer askend:
Te Gjithe ata qe e quajne veten shqiptar por votojne kandidatet pa komb e etni, qe do votojne maqedone te grekezuar, maqedone te serbizuar, maqedone te bullgarizuar, pra gjithe ata shqiptare; nuk jane shqiptare.
Ata jane ose shqiptare te grekezuar, ose shqiptare te bullgarizuar, ose shqiptare te serbizuar.
Zgjidhni dhe merrni…
Ne shtetin pa emer ka vetem shqiptare qe votojne Blerim Reken ose shqiptare te grekezuar, bullgarizuar dhe serbizuar qe do votojne 2 kandidatet me origjine serbe dhe bullgare.
Nuk ka me “edhe…..edhe”, por ka vetem “ose……ose”
Zgjidhni, jeni te lire. Blerim Reka do tregoje se sa shqiptare ka realisht ne Fyrom.
Dr.Koco Danaj
Kryetar i Levizjes per Shqiperi Natyrale