Kodi Zgjedhor, ekspertët sugjerojnë listat e hapura

42

Vendi duhet të zgjedh një model zgjedhor i cili do të garantojë zgjedhje demokratike dhe të respektimin e vullnetit të qytetarëve. Kështu vlerëson eksperti Naser Ziberi sipas të cilit Maqedonisë së Veriut, si shtet aspirantë për BE, i nevojitet model zgjedhor proporcional dhe me lista të hapura, por jo me gjashtë njësi zgjedhore. Sipas Ziberit, partitë duhet të merren vesh që ta përgjysmojnë numrin e njësive zgjedhore, ose të bëhet një njësi zgjedhore.

Kjo do të krijon besim mes votuesit dhe kandidatit dhe e dyta do ti demokratizon vetë partitë të cilat me lista të mbyllura japin diktat dhe disiplinë në strukturat partiake, sepse ai që renditet në listë në kreun e kandidatëve ai llogaritet edhe i zgjedhur. Pra partia e dikton se kush do të jetë deputet, ndërsa preferenca mundëson që qytetari ta caktoje se kush do të jetë përfaqësuesi i tij dhe kjo është një nga vlerat më të mira demokratike që mund ta ketë një sistem zgjedhor në një vend- deklaroi Naser Zyberi, jurist.

Ziberi thotë se partitë politike patjetër duhet të gjejnë zgjidhje edhe për rekomandimet e OSBE-ODIHR-së, për eliminimin e defekteve serioze në Kodin Zgjedhor, si në përditësimin e listës zgjedhore, financimin e fushatës dhe për çështje tjera teknike.

Qoftë në mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore, qoftë në listën e votuesve e cila po shndërrohet kancer i zgjedhjeve në mënyrë permanente, qoftë për ti eliminuar edhe ato dobësi teknike që shpesh herë shndërrohen në politike dhe shpesh herë subjektet që i humbin zgjedhjet e marrin si pretekst për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor. Maqedonia duhet të ketë Kod Zgjedhor i cili do ti eliminoje të gjitha këto dobësi në mënyrë që zgjedhjet të jenë të ndershme, korrekte dhe të pastra dhe të pranueshme për të gjitha subjektet në garë, por dhe të krijojnë besim tek votuesi se vullneti i tyre ka shprehur ka gjetur zbatim në kutitë e votimit- tha ai.

Ditë më parë, nga LSDM-ja dhe nga Alternativa thotë se janë për një njësi qendrore dhe me lista të hapura ndërsa nga VMRO-DPMNE nuk e japin qëndrimin e tyre për opinionin. Edhe nga BDI nuk japin qëndrim konkret për modelin zgjedhor por thonë se partitë duhet bashkërisht të gjejnë zgjidhje. Për lista të hapura janë edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Këto të fundit mendojnë se duhet model me tre njësi zgjedhore. Që nga viti 2006 kur është miratuar Kodi Zgjedhor deri më tani ka pësuar 20 ndryshime dhe plotësime të ligjit, 4 përmirësime të ndryshimeve dhe tre vendime të Gjykatës Kushtetuese./am/