Komisioni mbështet propozim-ligjin për personat “fantazmë” dhe për të drejtën ndërkombëtare

10

Në Komisionin për Çështje Evropiane, në lexim të parë kaloi propozim-ligji për personat e paevidentuar në Librin Amë të Lindjes.

Siç sqaroi udhëheqësja e sektorit në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Mabera Kamberi, bëhet fjalë për ligj i cili zgjidh problemin me personat të cilët janë të paevidentuar në Librin Amë të lindjes të ashtuquajturit “fantazmë”, ndërsa janë gjetur në bazë të thirrjes publike. Më pas me regjistër elektronik janë evidentuar 700 persona.

“Ligji vlen vetëm për këta 700 njerëz dhe u jep atyre katër të drejta: të drejtën për arsim, punësim dhe kujdes social dhe shëndetësor. Ligji i ri është në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian për të adresuar këtë çështje dhe Kapitullin 23 në fushën e të drejtave themelore. Zbatimi i ligjit do të monitorohet nga AKI-në e BE-së”, u shpreh Kamberi.

Anëtarët e Komisionit në seancën e sotme në lexim të parë e miratuan edhe propozim-ligjin për të drejtën ndërkombëtare.

Zëvendës-ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, theksoi se nevoja e sjelljes së këtij ligji të ri është procesi i harmonizimi të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit gjyqësor në lëndën e së drejtës civile e cila është pjesë e Kapitullit 23 të negociatave të pranimit.

“Bëhet fjalë për shtatë rregullativa të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian nga fusha e theksuar”, u shpreh Risovski.