Komisioni për Antikorrupsion do të ketë kontroll mbi pasuritë e zyrtarëve jashtë vendit

13

Do të nënshkruhet marrëveshje ndërkombëtare, me të cilën Komisioni për Antikorrupsion do të ketë kontroll të funksionarëve jashtë vendit.

Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, seanca e sotme pranoi informacionin sipas të cilit Maqedonia e veriut do të nënshkruajë marrëveshjen ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave për kontrollim të deklarimit të gjendjes së pasurisë.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshje, Komisioni për Antikorrupsion do të marrë të drejtën të kërkojë informacion mbi pasuritë e të gjithë funksionarëve publik, përfshirë ata të gjyqësorit, të cilët zotërojnë ose fitojnë pronë dhe fonde në vendet e huaja.