Komuna e Çairit kalon buxhetin me ndihmën e VMRO-së, BESA voton kundër

69

Planifikim i Buxhetit për vitin 2020 në komunën e Çairit miratohet me ndihmën e këshilltarëve të VMRO-së, këshilltarët e levizjes Besa nuk e mbështesin Planifikimin e Buxhetit, këtë e ka bërë të ditur këshilltarja e komunës së Çairit nga radhët e Lëvizjes Besa, Xhemile Memeti, e cila përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nuk e kan mbështetur Planifikimin e Buxhetit për vitin 2020.
Planifikimi i Buxhetit bëhet në koordinim me përfaqësuesit – këshilltarët e Këshillit të Komunës në pajtim të kërkesave të banorëve pêrmes mbledhjeve të ndryshme të organizuara nga komuna.
Këtë strategji nuk e praktikon Komuna e Çairit dhe nga kjo ne këshilltarët e Lëvizjes Besa nuk e mbështetim këtë Planifikim të Buxhetit për vitin 2020, ka shkruar këshilltarja ne profilin e saj ne Facebook.