Konfiskohen 16.5 ton cigare dhe 13 ton duhan

40

Në vendkalimin kufitar në Tabanoc midis Serbisë dhe Maqedonisë, si dhe në atë Bogorodica midis Maqedonisë dhe Greqisë është parandaluar futja ilegale e cigareve dhe duhanit të cilat ishin të destinuara për shitje të jashtëligjshme në tregun e Maqedonisë.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc në hyrje të Serbisë janë konfiskuar 16,5 ton cigare, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodica që e lidh vendin me Greqinë janë konfiskuar 13 ton duhan I pa përpunuar kanë njoftuar nga doganat e Maqedonisë.