Konfiskohen 271 milionë dollarë nga policia (VIDEO)

118

Autoritetet turke në Stamboll mbrëmë kanë arritur të konfiskojnë 271 milionë dollarë të falsifikuara, njofton televizioni turk NTV.

Sipas autoriteteve, kjo është shuma më e madhe e falsifikuar ndonjëherë e që është konfiskuar.

Fillimisht gjatë operacionit policia nuk ka arritur të gjejë asgjë të dyshimt, por pastaj kanë arritur që të zbulojnë një derë të kamufluar pas një paneli elektronik.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 5 persona, midis të cilëve edhe një ish-pjestarë i forcave policore.

Para te falsifikuara

Autoritetet turke njoftuan sot se kanë bastisur më 19 korrik një shtypshkronjë në Stamboll ku ishin printuar kartëmonedha të falsifikuara, gjithësej 271 milionë dollarë. Policia arrestoi pesë persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë ndërsa po heton nëse paratë janë të lidhura me rrjetin e klerikut Fetullah Gylen.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Monday, 22 July 2019