Kontrollohen kamerat e Gjykatës së Apelit, të punësuarit nuk kanë dhënë deklaratën e Zoran Milevskit

14

Ekipi i Vilma Ruskovkës ka kontrolluar incizimet e kamerave nga Gjykata e Apelit, dhe ka vërtetuar se punëtorët që kanë pasur qasje në hapësira ku janë mbajtur deklratat e Zoran Milevski në rastin ‘Haraçi’.

Kontrolli u u bë pasi që avokati e një të akuzuari ka denoncuar se përmes telefonit i është ofruar ta blejë deklaratën e Zoran Milevskit ndërsa Prokuroria njoftoi se procesverbali nuk vjen nga to.

“Sa i përket procedurës parahetimore rreth ofrimit të procesverbalit të deklaratës së Zoran Milevskit, procedura po vazhdon”, shprehen nga Gjykata e Apelit Shkup.

Ruskovska edhe më tej do të hetojë se kush është paraqitur dhe ka ofruar deklaratën e Zoran Milevskit. Nga Prokuroria thonë se nuk mund të japin më shumë detaje për masat për zbardhjen e rastit.