Fundjavën e kaluar, Juventus ka zhvilluar një lojë në Seul të Koresë kundër futbollistëve më të mirë të Koresë së Jugut. Takimi i ndeshjes mbaroi me barazim me rezultat 3-3, mirëpo ajo që ishte më me rëndësi për fansat e Koresë mirëpo njëkohësisht edhe dëshpëruese se nuk kishte luajtur Ronaldo.
Pas zhvillimeve të këtilla, organizatorët e ndeshjes kanë paralajmëruar padi kundër Juventusit pasi që në marrëveshje kishte qenë që edhe futbollisti më i mirë në ditët e sotme të jetë i obliguar të luajë së paku 45 minuta.
Padia po përgatitet nga një grup tifozësh e që po udhëhiqet nga avokati Kim Min “Shumë prej tyre kanë prerë bileta vetëm që të shohin Ronaldon. “DFESTA” ka publikuar një lajm se kompania kishte një marrëveshje me Juventusin ku sipas tyre Ronaldo do të ishte i obliguar që të luajë në fushë së paku 45 minuta dhe do të duheshe që të organizohet një ngjarje për tifozët që pas ndeshjes Ronaldo të jepte autograme.”
“Për momentin kemi dy persona për të cilët po përgatis paditë, por në ndërkohë na kanë arritur shumë të tjera dhe mendoj se numri do të arrijë deri në 60 mijë persona që duan të padisin klubin, pasi që tifozët po e llogarisin mashtrim marketingu me fansat e Ronaldos nga ana e klubit italian”.
Në padi kërkohet që secilit prej tifozëve ti paguhet 52.40 euro për biletën, 0,76 euro provizion dhe 760 euro për kokë dhembjen që u ka shkaktuar ky rast”.
“Një pjesë e tifozëve janë relativisht të stresuar dhe nuk po e marrin vetën më pasi nuk kanë arritur të takojnë e as të shohin Ronaldon”.
Nga Juventusi janë shprehur se atë ditë Ronaldo ka qenë i lënduar dhe nuk ka mundur të paraqitet në fushë./Alsat/