Korea e Veriut zhvillon armë bërthamore, vjen reagimi i Donald Trump

17

Disa orë pasi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un sinjalizoi që vendi i tij po zhvillon një “armë të re strategjike” dhe së shpejti mund të rifillojë testimin e armëve bërthamore dhe raketave balistike me rreze të gjata, presidenti Donald Trump u duk se rrëzoi kërcënimin e mundshëm që ai i kishte bërë më herët – duke thënë tash se që Kim “më pëlqen” dhe është një “njeri i fjalës së tij”.

QuickTake by Bloomberg

@QuickTake

“I think he’s a man of his word,” Trump says of North Korean leader Kim Jong Un

Embedded video

51 people are talking about this

I pyetur në lidhje me retorikën e fortë të Kim Jon Un, në një festë të Vitit të Ri të mbajtur në Mar-a-Lago, vendpushimin e Palm Beach të Trump, të martën në mbrëmje, presidenti tha: “Ai më pëlqen mua, unë jam si ai”, tha Trump kur u pyet për komentet e Kim.

“Ai nënshkroi një kontratë, ai nënshkroi një marrëveshje që fliste për shkatërrimin e armëve bërthamore. … Kjo është bërë në Singapor, dhe unë mendoj se ai është një njeri i fjalës e tij, kështu që ne do të zbulojmë, por unë mendoj se ai është një njeri i fjalës,” vazhdoi Trump.