Krizë e shëndetit mendor te studentët anglezë

20

Një rritje e ankthit dhe stresit po përfshinë Mbretërinë e Bashkuar. Çfarë është kaq stresuese për studentët dhe a është detyrë e universiteteve ta rregullojnë atë?, shkruan The Guardian.

Kur filloi të punojë në Universitetin Brunel në Londër 19 vjet më parë, Ted Vass, i cili është tani drejtues i sigurimit, kujton se pjesa më e madhe e punës  përfshinte ndarjen e rrahjes të studentëve të dehur jashtë bareve dhe klubeve të natës në kamp. Gjatë dy dekadave që ai ka punuar në atë punë, ai ka vërejtur një ndryshim. Tani ai thotë se sheh një numër të shtuar të incidenteve të shkaktuara nga problemet e shëndetit mendor.

Koha më e vështirë është në fillim të afatit, kur studentët ende janë duke u ambientuar me faktin qe janë larg shtëpisë, ose gjatë festave, kur një numër i vogël i studentëve të cilët mbesin në kamp ndihen të vetmuar dhe të izoluar. Gjithnjë e më shumë ekipi i sigurimit të Vass thirret në raste urgjente të shëndetit mendor.

Universitetet në Britani po përjetojnë një rritje të ankthit, stresit dhe depresionit tek studentët. Ka pasur një rritje të madhe në numrin e studentëve të cilën po e braktisin universitetin- nga viti 2015, 26,000 studentë e braktisën universitetin në vitin e parë. Në vitin 2017 shkalla e vetëvrasjeve për studentët në Angli dhe Wales ishte 4.7 vdekje për 100.000 studentë, që barazohet me 95 vetëvrasje ose një vdekje çdo katër ditë.

Në tetor të vitit 2016 besohet se 12 studentë kanë bërë vetëvrasje. Ndërsa universiteti që u përpoq të gjejë zgjidhje për këtë krizë, kishte vështirësi në ofrimin e ndihmës e cila ishte në rritje.

Në prill të vitit 2018 Natasha Abrahart, një 20 vjeçare studente e fizikës në Bristol, e cila vuante nga ankthet e rënda, bëri vetëvrasje në ditën që kishte provim. Prindërit e saj thanë se do të ndërmerrnin masa ligjore ndaj universitetit pasi dështuan që t’i ofrojnë Natashës ndonjë alternativë tjetër për testin oral, të cilën ajo e shihte si të pa mundshme.

Duke marrë parasysh se pothuajse gjysma e të rinjve në  Mbretërinë e Bashkuar janë studentë, numri i atyre që kërkojnë ndihmë reflekton në mënyrë të pa shmangshme një krizë më të gjerë në shëndetin mendor të të rinjve. Sipas një studimi gjenerata e re në Angli (deri në 24 vjet) kanë gjashtë herë më shumë probleme psikologjike se gjenerata e vitit 1995.