Kroacia akoma nuk e heq karantinën 14 ditore për Maqedoninë e Veriut

85

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Evropian mori vendim për hapjen e kufijve për 15 vende, dhe Maqedonia nuk ndodhej në listë.

Autoritetet kroate vendosën që ta heqin masën e ngujimit 14 ditor për qytetarët e Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi, por jo edhe për qytetarët e Maqedonisë.

MARKETING 420 x 60

Vendimi i KE-së ishte marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike të vendeve, ndërsa lista vazhdimisht përditësohet.

Qytetarët e Maqedonisë gjatë hyrjes në Kroaci janë të obliguar të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, por jo edhe për personat që ndodhen në transit.