Kryemadhi gjobitet për mosmbajtje të maskës, përplaset me policinë

81

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është gjobitur sërish për mosmbajtje të maskës në ambient publik.

Gjatë një takimi me banorë të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit, e shoqëruar nga përfaqësues të LSI-së, Kryemadhi shfaqet sërish pa maskë.

Policia lokale ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar ish-deputetes të vendosë maskën, por ka hasur në kundërshtimin e saj.

Ditën e djeshme kryetarja e LSI-së u gjobit përsëri për të njëjtën arsye.

Mos respektimi i mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme i ka kushtuar 8,000 lekë të reja Kryemadhit deri në këto momente.

Pas debatit që bëri me Policinë e Durrësit ajo firmosi në fletën e gjobës dhe shkroi gjithashtu se në 25 Prill do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do të gjobisin Ramën. /Euronews.al/