Kryeministrja e Finlandës “debuton në skenat politike botërore” – çfarë bie në sy është “shoqërimi i saj i shpejtë” me presidentin francez

82

Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin – kreu më i ri i qeverisë në botë – bëri debutimin e saj ndërkombëtar të enjten në një samit të BE-së në Bruksel.

Dhe siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, ajo u pa gjithashtu duke u “përzier” me Angela Merkel të Gjermanisë, Klaus Iohannis të Rumanisë, Mette Frederiksen të Danimarkës dhe Sophie Wilmes të Belgjikës në hollin e ndërtesës Europa.

Por çfarë u ka rënë në sy mediave më së shumti kanë qenë momentet kur duket se 34-vjeçarja u miqësua shpejt me presidentin francez, Emmanuel Macron, 41 vjeç.

Ajo është fotografuar me presidentin Macron në disa raste, teksa në një rast dyshja u fotografuan – siç duket edhe duke shkëmbyer batuta.

Ajo u pa gjithashtu duke u “përzier” me Angela Merkel të Gjermanisë, Klaus Iohannis të Rumanisë, Mette Frederiksen të Danimarkës dhe Sophie Wilmes të Belgjikës në hollin e ndërtesës Europa.

Ndryshe, në samitin dy-ditor udhëheqësit kanë diskutuar mbi ndryshimin e klimës, buxhetin e BE-së, Brexit, sanksionet ruse dhe Eurozonën.

Ndër tjerash, Marin ka thënë: “Qëllimet ambicioze të klimës që duhet të marrim – gjeneratat e reja presin që ne të veprojmë dhe ne duhet të përmbushim pritjet e njerëzve. Jam e shqetësuar për këtë çështje klimatike”.

“Ne duhet të bëjmë më shumë, duhet ta bëjmë atë më shpejt. Bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë mezi po pres që sot do të arrijmë diçka të përbashkët”.

Ndryshe, ajo është bërë kryeministrja më e re e Finlandës ndonjëherë dhe udhëheqësja e tretë femër.

Nëna e një fëmije ka pasur një ngritje të shpejtë në politikë që kur u bë kryetare e këshillit të qytetit të vendlindjes së saj industrial në Tampere në moshën 27 vjeç.

E rritur nga një nënë “beqare”, ajo ka qenë nënkryetare e partisë dhe shërbeu deri këtë javë si ministre për transport dhe komunikacion.

Zonja Marin u ngrit shpejt nëpër radhët e Social Demokratëve, duke drejtuar administratën e qytetit në Tampere në moshën 27 vjeç dhe duke u bërë deputet në 2015.

Ajo ka qenë ministre e Transportit dhe Komunikimit që prej qershorit dhe ka një vajzë 22-muajshe. /Telegrafi/