Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me djalin e komandant Adem Jasharit, Lulzim Jasharit, në konak në Saraj të Shkupit, njofton TopalNews.
Kasami në postimin e tij ka theksuar se “Takimi me figura të tilla që janë krenari e kombit shqiptar, të jep shpresë se megjithatë i’a vlen të sakrifikosh për këtë popull dhe këto troje”.
Vizita të këtij lloji, kaq miqësore lënë për të kuptuar mirënjohjen e punës së Lëvizjes BESA, për përfaqësim me dinjitet të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ja postimi i plotë:
Sot kisha nderin të jem mysafir në konak të bacit Rushit në Saraj të Shkupit. Prezenca e Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar Adem Jashari e bëri edhe më të ngrohtë këtë konak. Takimi me figura të tilla që janë krenari e kombit shqiptar, të jep shpresë se megjithatë i’a vlen të sakrifikosh për këtë popull dhe këto troje!