KSHZ: Personat në vetizolim ose karantinë për votim mund të paraqiten në mënyrë elektronike, në ditën e votimit do të votohet edhe me dokumente të cilave u ka skaduar afati

36

KSHZ-ja nesër do të organizojë simulim të votimit të sigurt në një vendvotim në të cilin do të thirren të gjitha mediat. Në seancën e sotme të KSHZ-së ishte paralajmëruar, gjithashtu se qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet e 15 korrikut me pasaportë të skaduar duke pasur parasysh se ato do të vlejnë deri më 30 korrik, transmeton MIA.

Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, gjithashtu informoi se në votim qytetarët nuk do të guxojnë të shkojnë me maska në të cilat do të kenë emblema të partive politike, sepse kjo do të trajtohet si agjitimi i vendvotimit gjë që është e ndaluar me ligj.

Elizabeta Postolloska e VMRO-DPMNE-së dhe Ditmire Shehu nënkryetare e KSHZ-së dhe anëtare e Komisionit e propozuar nga BDI-ja, kërkuan plotësim të rendit të ditës, gjegjësisht ndryshim të udhëzimit të KSHZ-së për votim të personave me Kovid-19 dhe në vetizolim.

Postollovska kërkoi pikë të re të rendit të ditës gjegjësisht ndryshim të udhëzimit për votim për këto persona, që të mundësohet për votim të paraqiten persona me test pozitiv me Kovid-19 të cilët nuk kanë marrë vendim
nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Si dëshmi se janë pozitivë në Kovid-19 këto persona, siç propozoi ajo, të munden deri te Komisioni, gjegjësisht deri te KKZ ta dorëzojnë rezultatin e testit.

Kjo nuk u pranua nga ana e anëtarëve të KSHZ-së, të propozuar nga LSDM-ja Kondarko dhe Janaqe Vitanov të cilët vlerësojnë se një ditë para përfundimit të afatit për paraqitje të këtyre personave nuk mund të ndryshohet udhëzimi për votim i personave me Kovid-19 dhe në vetizolim.

Propozimi për ndryshim të këtij udhëzimi gjegjësisht shtim të afatit për paraqitje për votim të personave me Kovid-19 dhe në vetizolim ose karantinë përfundon nesër në mesnatë. Përveç se me autorizues. Ata do të mund të paraqiten për votim edhe përmes aplikacionit për paraqitje për votim të këtyre personave i vendosur në ueb-faqen e KSHZ-së. https://izolacija.sec.mk/.

KSHZ në seancën e sotme bëri zgjedhjen e anëtareve të saj në vendet e atyre personave të cilët kishin kërkuar përjashtimin e KKZ ose të bordeve zgjedhore.

Deri te KSHZ kanë arritur një numër i madh i kërkesave për përjashtimin e punonjësve shëndetësorë të cilët do të angazhohen më 13 korrik për votimin e personave me Kovid dhe në vetizolim. Në këto borde të posaçme zgjedhore janë zgjedhur 300 punonjës shëndetësor. Ka pasur 80 kërkesa të arsyeshme për përjashtim dhe 20 të paarsyeshme.

Anëtarja e KSHZ-së, Elizabeta Postollovska, siç tha, i lut punonjësit shëndetësorë për mirëkuptim, duke shtuar se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa janë ata të ngarkuar dhe të angazhuar muajt e fundit për shkak të
pandemisë me Kovid-19.

“Nëse vazhdojmë me intensitet të tillë të përjashtimit ne nuk do të mund të formojmë borde zgjedhore, tha Postollovska.