Ku nuk bën ta mbani leckën dhe cili vend në kuzhinë rekomandohet

13

Shumica e amvisave kanë zakon që leckën e kuzhinës ta varin në dorëzën e furrës, sepse u është më praktike dhe gjithmonë pranë duarve

Mirëpo, nëse amvisat e vjetra kanë vepruar ashtu, kjo nuk do të thotë se është në rregull, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, kur mendoni më mirë, doreza e furrës është vendi më i keq në kuzhinë në të cilin do të mund ta varni leckën për fshirje.

Përse është kështu?

E para, doreza shpesh është plot baktere dhe mbetje të ushqimit të cilat ndoshta nuk mund të shihen me sy.

Pikërisht aty qarkullojnë më së shumti njerëz gjatë ditës, ndërkaq nëse çdo ditë e përdorni shporetin, atëherë absolutisht e gjitha ndodh mbi dorëzën e furrës, andaj aty pikërisht është burimi më i madh i baktereve.

Bashkë me këtë, lecka shpesh bie dhe përfundon në dysheme plot pluhur dhe bacile.

Më së miri që mund të bëni është që ta mbani të varur në mur.