Kumanovë, arrestohet avokatja për mashtrim ndaj klientes

14

Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ngriti procedurë hetimore kundër një avokate për shkak të dyshimeve të bazuara për mashtrim për shkak se pa autorizim dhe pa pajtimin e klientes nga ngritur para nga xhirollogaria e klientes.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, e dyshuara si avoakt ka mbrojtur interesat e një gruaja para Fondit për sigurim pensional dhe invalidor.

Avokatja si përfaqësues e saj, ka pasur informacionin se paratë prej 680.634 denarë janë në xhirollogari bashkërisht me një grua tjetër ka shkuar për t’i marrë paratë në bankë.

Përmes përdorimit të letërnjoftimit të huaj, janë përpjekur që të transferojnë paratë nga xhirollogaria e klientes në xhirollogarinë e avokates.

Nga Banka e kanë paraqitur rastin dhe i janë drejtuar Prokurorisë ndërsa policia e ka gjetur të dysharen në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Prokuroria propozoi paraburgimin e avokates ndërsa Gjykata Themelore e Kumanovës pranoi propozimin.