”Kur mendohet se kush është propozuesi për kryeministër shqiptar, propozimi bëhet joserioz”

121

Gjatë ciklit zgjedhor të 15 korrikut BDI, për herë të parë garon me kandidatë për kryeministër shqiptar. BDI vazhdimisht thekson se do të realizojë me çdo kusht këtë ëndërr, madje, duke theksuar edhe unifikimin e shqiptarëve për të ashtuquajturën kauzë të saj. Por këtë propozim, partitë politike e kanë vlerësuar si manipulim zgjedhor dhe folklorizëm të ulët, shkruan Albanews24.

Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa në Click Plus në përballje me Halili Snopçen nga koalicioni AAA-ASh, Fatmire Isakun nga PDSh dhe Arta Bilalli Zendeli nga BDI. Ai propozimin për kryeministër e parë shqiptar e vlerëson si lozje me ndjenjat e njerëzve. Në dëgjim të parë tingellon bukur, por kush e ka dhënë këtë iniciativë, partia e cila që 16 vite del fituese dhe ka pas mundësi t’i realizojë këto ide.

MARKETING 420 x 60

Nëse do ta kishte pas seriozisht këtë iniciativë, ka pas mekanizma parlamentar të ndryshëm, por nuk e ka bërë. /Albanews24/

DEBAT NJZ 6 | 30.6.2020

DEBAT NJZ 6 | 30.6.2020

Gepostet von TV21 am Dienstag, 30. Juni 2020