Kurti reagon pas takimit të liderëve rajonal në Tiranë: Askush nuk mund të qëndrojë në mes të popullit shqiptar

28

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar takimin e katër liderëve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë, ku edhe kanë miratuar një deklaratë e cila në thelb tregon angazhimin e tyre për procesin e Mini-Shengenit.

I pari i LVV-së, ka thënë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se në mes të popullit shqiptar nuk mund të qëndrojë askush, transmeton Telegrafi.

Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti edhe më herët ka kundërshtuar nismën e Mini-Shengenit, ku nuk ishte përfshirë Kosova.

Ndryshe, takimi i së shtunës ndërmjet liderëve rajonal është i treti më radhë, ku është diskutuar për Mini-Shengenin. Në takim kanë marrë pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa Kosova ka refuzuar të marrë pjesë.