Kush është boksieri shqiptar që sfidon djalin e kriminelit serb të luftës Arkanit

146

Dueli që do të zhvillohet së shpejti po pritet me shumë interes. Jo për shkak të sportit të boksit, por edhe për shkak të simbolikës së veçantë.

I lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës bokseri Petrit Mazrekaj pa asnjë humbje deri më tani po bën përgatitjet për fitoren e radhës.
Dueli i tij i radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtari i tij pritet të jetë Velko Razhnjatoviç, djali i kriminelit serb Arkanit.

Razhnjatoviç e ka ftuar Mazrekajn në Beograd por ky i fundit refuzon për shkaqe sigurie. Ai ka përjashtuar edhe Bosnjën si mundësi ndërsa si opsione mbeten Kroacia dhe Gjermania.

Ende mbetet në pikëpyetje data dhe vendi i kësaj përballje.