Kush kë po e shantazhon: Zaevi – Alinë, apo Aliu Zaevin?

36

Shkruan: Shenasi Xheladini

Nga trysnia e shantazheve po krijohet dashuria e fuqishme politike, nga kjo dashuri rrezikohen madje edhe integrimet euro-atlantike
Zotri kryeministër ju jeni shumë i ngarkuar me ,, reformat që po bëni ,, prandaj i keni harruar deklaratat e tua, duke filluar nga viti 2015 kur edhe fillove t^i publikoje përgjimet jo legale, por në dobi të ,,shtetit dhe drejtësisë ,, Veprimet e tua si kryeministër treguan qartë se deklarimet ,,jetë për të gjithë,, të gjithë të barabartë para ligjit ,shoqëri pa dallime ,,ishin vetëm një demagogji e përgatitur për mashtrimin e shqiptarëve. Nëse ju keni harruar premtimet, ne po ju kujtojm vetëm disa prej tyre: Do të ishte mirë që t^u sqaroni shqiptarëve: Ku mbetën premtimet se gjithçka që kam do të publikoj? Në intervistën për emisionin “Shqip” në Top Chanel“ mars 2015 ju si lideri i LSDM-së, (tash kryeministër) keni thënë se BDI , janë të zhytur në korrupsion dhe materialet që posedon do ta dëshmojnë këtë. Zotri Zaev ku janë tash këto materiale, pse ndryshuat kaq shpejt qëndrimet lidhur me funksionarët e BDI-s? Në një intervistë për TV “Shenja”, gjatë dhjetorit të vitit 2015, keni deklaruar : ,, Mendoj se denoncime penale janë ngritur, (keni përmendur Bujar Osmanin, e tj.,) por këtë e dijnë më mirë avokatët e mi.` Me hapjen e lëndës ,,Pacienti,,nga PSP në të cilën i dyshuar për keqpërdorim ishte edhe B.Osmani ju i dolët në mbrojtje. Më 11 tetor 2018 ju deklaruat se askush nuk është fajtor, përderisa ajo nuk thuhet me aktgjykim, por këtu harruat se duke qenë Bujari zëvendëskryeministër procesi nuk mund të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim. Nga rënia e madhe që pati BDI në zgjedhjet e vitit 2016 ju e ndihmuat dhe e ngritët në vitin 2017 në zgjedhjet lokale. Pse ju pengojnë bombat e El Chekës në të cilat tregohen edhe ngjarje në dobi të drejtësisë. Pse ngritni padi kundër personit që e denoncon krimin dhe nuk ndiqni penalisht autorët e krimit. Pse ju duket private biseda se drejtori I fondit i ka kërkuar dikujt mito? Pse ju duket private se X personi e dëshiron këtë ministri se don me vjedh? Pse ju duket private se X personi mban 2 vende pune se i don parat shumë? Pse ju duket private biseda e ministrit se i pata në zyrën time prokurort, kryetarët e gjyqeve, fola me X gjykatësin do e regullojmë? Për rastin Rashkovski ju deklaruat : t’i shoh argumentet dhe incizimet, pastaj do të vendos se a do të kërkoj dorëheqje nga Rashkovski, ndërsa ne ju themi dëgjoni edhe përgjimet për BDI- se janë të publikuara njëjtë. Pse ju pengojnë rinia e Lëvizjes Besa që reagojnë ndaj ofendimeve që po na bëhen si shqiptarë nga funksionarë të lartë të BDI-s. Angazhimi juaj për ta përçarë opozitën shqiptare do të jetë punë e kotë. Me veprimet e fundit ndaj aktivistëve të Lëvizjes Besa ju treguat se jeni në gjendje të burgosni të gjithë që ua kritikojn BDI-n dhe jeni në gjendje ta mbyllni rrugëtimin për Evropë në mbrojtje të funksionarve të saj.
Shenasi Xheladini