Kuvendi i Maqedonisë së Veriut emëroi disa drejtorë agjencishë

34

Në kuadër të seancës së 126-të, Kuvendi i Maqedonisë votoi disa ligje për të cilat diskutimi kishte përfunduar.

Me 55 vota “për”, 10 vota “kundër” dhe pa të “përmbajtur”, Pllamenka Bojëeva u emërua drejtore e Agjencisë së Mbrojtjes së të Drejtës së Qasjes së Lirë në Informatat e Karakterit Publik, kruse Blerim Iseni u votua si zëvendës i saj.

Me 58 vota “për”, pa vota “kundër” dhe pa të “përmbajtur, Imer Aliu u zgjodh drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ndërsa Igor Kuzevski, si zëvendës i Aliut, me 59 vota “për”, 12 “kundër” dhe pa të “përmbajtur.

Agim Rushiti u emërua drejtor i Agjencisë së Cilësisë në Arsimin e Lartë. Kuvendi miratoi Ligjin e Ratifikimit të Ujdisë ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë që ka të bëjë me hapjen e kufirit Llojan – Miratocë.

Për shaqe protokollare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën e sotme. Kuvendi do t’i vazhdojë punimet të premten.