Ky është boksieri më i mirë në botë sipas Mike Tyson

283

Mike Tyson ka thënë se Tyson Fury është boksieri aktual më i mirë në botë, derisa ka bërë të ditur se ai mund të thotë çfarë të dëshirojë.

Gypsy King kishte disa vite të vështira në karrierën e tij, pas rënies në depresion, mirëpo që në vitet e fundit është rikthyer në një figurë të rëndësishme në sport.

MARKETING 420 x 60

Britaniku ka marrë një mbështetje të madhe nga Iron Mike që e ka përshkruar atë si boksierin më të mirë aktual në botë.

“Ju mund të thuani çfarë të dëshironi në lidhje me Tyson Furyn,  por është një njëri në ShBA që quhet Michael Gerard Tyson, që është krenar që mban emrin tim”, ka thënë 53-vjeçari.

“Ne të gjithë qeshim me të, qeshim ndaj tij, por të gjithë kemi një ego. E imja është shumë e lartë”.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Kampioni i peshave të rënda ka emrin tim. Ai është kampioni më i mirë në peshat e rënda që kur unë u pensionova”.

“Ai është njeriu i duhur, nuk ka tjetër person”, ka shtuar më tej Mike Tyson duke iu referuar britanikut.

Iron Mike duket se e vlerëson lartë kontributin e Tyson Furyt në boks dhe pret nga ai që të bëhet kampion i unifikuar në boks.