Pas vendosjes së “shenjave të komunikacionit” në Tetovë, në bisedë informative është thirrur aktivisti i Lëvizjes Besa, Artan Etemi, njofton TopAlNews.
Pas thirrjes në bisedë informative, ka reaguar sekretari gjeneral i Besës, Arjanit Hoxha, duke thënë se trysnia e pushtetit BDI-LSDM po kthen shtetin në komunizëm. Gjithashtu sipas burimeve tona, edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është nisur për tek stacioni policor në Tetovë për të qëndruar pranë aktivistëve që merren në pyetje nga Policia e Tetovës.