Lagja Murat Baftjari në qytetin e Tetovës aktualisht është pa rrymë elektrike transmeton Albanews24.
Ajo që eshtë për t’u shqetësuar, siç thonë banorët e kësaj lagje për Albanews24 është se edhe pas thirrjeve të shumta EVN-ja nuk po reagon.
Përndryshe, përgjigja që kanë marrë banorët e kësaj lagje është se EVN-ja nuk mund të intervenojë sot, kështu që kjo lagje do të qëndroj pa energji elektrike deri nesër.