Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, BE: Nuk jemi të përfshirë në hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve

122

Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

Këtë e ka bërë të ditur në Twitter, zyra e BE-së.

MARKETING 420 x 60

“Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se shumë shpejt do të jetë gati drafti për kultivimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Rama tha se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas.