Lëvizja BESA: Arbër Ademi jepni dorëheqje, jeni të paaftë (VIDEO)

33

Lëvizja Besa ka reaguar menjëherë pasi ministri Arbër Ademi prezantoi propozim-ligjin e ri për arsimin fillore, propozim i miratuar dje nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Një nga pikat ku është përqendruar ligji i ri, sipas ministrit Ademi, është edhe depolitizimi i arsimit. Pikërisht në këtë temë ka reaguar partia opozitare, LB, duke fajësuar BDI-në për politizim të arsimit.

“Ministri Ademi sot deklaroj se Arsimi është i politizuar në Maqedoninë e Veriut, prandaj duke ditur se subjekti politik që përfaqëson ministri Ademi, BDI, nga viti 2002 deri më sot ka patur ose ministër ose zv.ministër, na detyron t’i drejtojmë disa pyetje”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Lëvizja Besa i parashtron këto pyetje ministrit Ademi:

1.Kush e politizoi arsimin e sidomos në pjesën e arsimit shqip gjatë qeverisjes suaj qoftë me VMRO-në apo LSDM-në?

2.Kush e shkatërroj arsimin në vend gjatë qeverisjes suaj me VMRO-në dhe LSDM-në?

3.Kush lejoj fyerjet ndaj shqiptarëve ne tekstet shkollore dhe pse ju ende nuk I keni larguar?

4.Kush mori tituj universitare brenda natës dhe nuk ju përgjigj inspektoratit që konstatoj këto shkelje?

5.Kush bëri ndërhyrje në USHT?

6.A e krijuat ju universitetin “Nënë Tereza” në Shkup për të sistemuar militantët partiak?

Ndër të tjera, Lëvizja Besa kërkon edhe dorëheqjen e ministrit Ademi, duke e vlerësuar ‘të paaftë për të ushtruar postin e ministrit të arsimit në Maqedoninë e Veriut”.