Lëvizja BESA: Dënojmë ashpër aktin e shëmtuar të përdhosjes së pllakës përkujtimore të Mehmet Pashë Dërrallës

52

Lëvizja BESA përmes një komunikate për shtyp ka dënuar ashpër aktin e shëmtuar të përdhosjes së pllakës përkujtimore të Mehmet Pashë Dërrallës, njofton Albanews24.

Ditë më parë, në qytetin e Tetovës, nga autorë të pandërgjegjshëm, në Kompleksin Arabati Baba Teqe, është përdhosur pllaka përkujtimore e heroit tonë kombëtar, gjeneralit Mehmet Pashë Dërralla, ministrit të parë të mbrojtjes së shtetit Shqiptar.

“Ky akt, jo vetëm që është shumë i turpshëm, por, edhe fakt tepër shqetësues, sidomos tani në mandatin e kësaj qeverie e cila erdhi në pushtet me moton “shoqëri për të gjithë” ndërsa, përdhosjet, ofendimet, urrejtjet dhe provokimet ndaj shqiptarëve, qofshin ato të gjallë apo të vdekur, vazhdojnë të jenë edhe më tej prezent në të gjithë sferat e shoqërisë si në kulturë, arsim, sport etj.

Lëvizja BESA dënon ashpër këtë akt të shëmtuar. Njëkohësisht kërkojmë nga autoritetet kompetente të zbardhin rastin, të gjendet autori keqbërës që ka kryer këtë akt dhe të zbulohen motivet që kanë shtyer ta kryej atë. Gjithashtu apelojmë që i njëjti të nxiret përpara organeve të drejtësisë dhe të merr dënimin e merituar”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Albanews24/