Lëvizja BESA, sot ka mbajtur press konferencë para ministrisë të financave, ku ka nënvizuar faktin se kanë kaluar disa muaj që nga miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe obligimin e që ka Qeveria për të respektuar dhe implementuar të njejtin, por që akoma vazhdon të mos gjejë zbatim, transmeton TopAlNews.
Ligjin për përdorimin e gjuhëve nuk e respektojnë edhe shumë institucione të tjera, mirëpo këtë aksion e filluam pikërisht nga kjo ministri pasi që i ngarkuar me punën e kësaj ministrie është pikërisht kryeministri Zoran Zaev ndërsa zëvendës ministrja është nga rradhët e BDI-së e cila ashtu si edhe partia e saj, si duket më shumë janë të preokupuar me problemet brenda partiake dhe jo me respektimin dhe implementimin e ligjeve që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve,ka shtuar Albi Qamili nga Lëvizja BESA.