Lëvizja BESA kërkon 3 njësi zgjedhore dhe lista të hapura (VIDEO)

78

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli sot përmes një deklarate të tij në Kuvend ka shprehur qëndrimin e Lëvizjes BESA lidhur me ndryshimin e kodit zgjedhor. Zendeli tha se duhet të bëhen tri njësi zgjedhore, por me lista të hapura.

“Sistemi proporcional duhet mbetur por duhet të kemi lista të hapura të njësive zgjedhore dhe ajo që neve përkrahim është që Maqedonia të ndahet në tre njësi zgjedhore, dmth nga gjashtë që i kemi në tre. Vlerëosjmë se një ndarje e tillë territoriale të njësive zgjedhore nuk do të hapte probleme rreth rikonfigurimit të njësive zgjedhore” – pohoi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.